22 vite më parë, lindi Top Albania Radio. Një radio ndryshe, lindi në ditën e dashurisë dhe sot lë pas 22 vite dashuri.

Në 14 shkurt të vitit 1998, gjithçka nisi nga një ëndërr e themeluesit të saj, Dritan Hoxha, për një radio moderne. Me muzikën më të mirë të kohës dhe me informacion të koncentruar. 100 MHZ u kthye shumë shpejt në preferencën numër një të të gjithë grupmoshave. Një radio me një adrenalinë të pakrahasueshme. Me njerëz të rinj e energjikë që I kushtuan krijimtarinë e tyre kësaj radioje dhe të gjithë dëgjuesve fanatikë të saj.

Programet dhe flashi në 100 MHZ së bashku me xhingllat moderne të pakrahasueshme për tregun e bënë Top Albania Radion të kumbonte ngado. Personazhet dhe zërat e saj u bënë shpejt të dashur dhe pothuaj të pazëvendësueshëm për publikun.

Magjia dhe përgjegjësia e mikrofonit radiofonik bëri që shumica e atyre që filluan tepër të rinj, adoleshentë në radio, të jenë ende sot pjesë e saj. Duke shkruar historinë e tyre me atë të Top Albania Radio. Programe historike dhe të rinj shoqërojnë akoma sot publikun, duke e bërë TAR të jetë në top të preferencave.

Të gjithë ata që e kanë provuar thonë se radio është magjia më e madhe e komunikimit. Me intimitetin dhe komoditetin që të krijon ajo të jep pushtetin e fjalës. Por TAR shkroi historinë si;

E para radio që nisi të linte muzikë me të drejta transmetimi.

Radio që promovon muzikën shqiptare.

Me DJ pakrahasueshmërisht të avancuar.

Dhe e para ndër radiot e çdo shqiptari.

 

Top Channel