UEFA Development Tournament/ Kombëtarja e femrave U-16 nuk njeh rival, mposht edhe Gjeorgjinë

13/02/2020 16:48

Në “Air Albania Stadium” është zhvilluar takimi midis kombëtares shqiptare të femrave U-16 dhe asaj të Gjeorgjisë e cila ka përfunduar në shifrat 3-1.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 2-1.

Ky është takimi i dytë që luhet për turneun “UEFA Development Tournament” ku edhe në ndeshjen e parë, vajzat tona kanë triumfuar me rezultatin 3-1 kundër Lituanisë.

Trajneri i ekipit është ish futbollisti i kombëtares, Agustin Kola.

Ndeshjet e tjera të këtij grupi zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Top Channel