Rrëmbyer nga interneti, i zbrazur nga energjia, i ndotur nga injoranca/ Nevoja për të krijuar një marrëdhënie të re me veten dhe mjedisin

13/02/2020 22:51

“Ne nuk duhet ta lejojmë ndërgjegjen tonë që të vidhet! Ne e përdorim internetin për gjërat që na nevojiten, por le të mos mashtrohemi përtej një niveli të caktuar. Uebi mund të ushtrojë një lloj rrëmbimi të vetëdijes. Ne bëhemi të vetëdijshëm dhe nuk largohemi nga vetja jonë”.

Kështu e hapi fjalën e tij doktori medicinal, Dario Ayala, gjatë një konference në festivalin Biosalus në Urbino të Italisë. Ayla foli dhe për shëndetin fizik dhe mendor, duke prekur dhe marrëdhëniet “njeri-mjedis”, duke theksuar se qeniet njerëzore dhe “mëma natyrë” janë elemente të lidhura me një fat të përbashkët. Fjalimi i doktorit ishte një ftesë e qartë për të marrë në dorë fatin e shëndetit të çdo personi dhe çelësi për ta arritur këtë gjë sipas Ayla-s është marrëdhënia me mjedisin.

“Ne duhet të kuptojmë se varet nga secili prej nesh që të kujdesemi për veten dhe për planetin kur jetojmë. Kura e vërtetë nuk buron nga ilaçet, por nga mënyra e jetesës dhe respektimi i mjedisit natyror. Le të shohim se çfarë po ndodh: Ne jemi ndotur nga ilaçet, të ndotur nga mjedisi, të ndotur në sferën emocionale, të ndotur nga plastika deri tek akullnajat. Oqeanet janë ndotur me ilaçe. Duhet të kemi parasysh që ne dhe Toka jemi një. Sa më shumë që të përpiqemi të gjejmë burimet e duhura të shëndetit tek ne, aq më shumë do ta respektojmë planetin. Për këtë çështje ka një ndërgjegjësim në rritje. Gjërat po ndryshojnë, por “sistemi” nuk dëshiron që ne të zgjohemi, të ndryshojmë qëndrimin tonë, përndryshe “sistemi” vdes”.

I pyetur nga gazetarët se përse Ayla i referohet një rreziku të “rrëmbimit të vetëdijes”, doktori u përgjigj.

“Sipas ilaçeve tradicionale, e vetmja sëmundje e vërtetë është largimi nga vetja jonë dhe vetëdija kozmike. Ky largim në “hapësirë” shpjegon se si personalisht ashtu edhe kolektivisht rriten sëmundje të caktuara. “Lundrimi” në internet vazhdimisht është si të gjesh veten duke parë një film që na tërheq. Ne qajmë gjatë disa skenave, vuajmë së bashku me protagonistët e filmit. Në të njëjtën mënyrë ne rrezikojmë të jemi “rrëmbyer” nga faqet e interneti. Rrjeti merr një pjesë të madhe nga energjia jonë dhe e menaxhon injorancën tonë. Përballë kësaj situate, duhet të jemi të vetëdijshëm për problemin, të jemi të vetëdijshëm dhe në këtë mënyrë të mbrojmë shëndetin tonë”, e përfundoi fjalën e tij doktori Dario Ayla.

Top Channel