Prindërit vrasin të bijën “për çështje nderi”, i çon në burg shoqja e motrës së viktimës

13/02/2020 20:44

Një e re ka treguar së fundmi sesi ndihmoi në burgosjen e prindërve të shoqes së saj të ngushtë, pasi ata vranë vranë vajzën e tyre 16 vjeçare për një nga të ashtuquajturat “çështje nderi”.

Në vitin 2003, Shafilea Ahmed, 16 vjeçe u vra nga nëna e babai i saj të cilët flakën trupin e saj dhe i gënjyen policisë në Britani.
29 vjeçarja Shahin Munir e kishte mbajtur sekretin e vrasjes për katër vjet pasi ishte detyruar të betohej nga shoqja e saj e ngushtë Mevish, motra e madhe e Shafileas së vrarë.

Por më në fund ajo vendosi të shkojë në polici dhe prindërit u dënuan në gusht 2012.

“Ndihmova që të bëhet drejtësi për Shafilea por me këtë humba shoqen time Mev.”

Ajo e dinte se Mev kishte qenë dëshmitare re vrasjes së tmerrshme “të nderit” pasi kishte folur për këtë në një seri letrash emocionale.

“Ajo më tregoi se babai kishte nisur të rrihte Shafilea dhe se vetë ishte përpjekur ta ndalonte por dhe e ëma ishte dakord. një prej tyre kishte përdorur një qese plastike për ta mbytur dhe për një ose dy minuta ajo kishte vdekur”.

Mbetjet e trupit të saj u zbuluan pesë muaj më vonë.
Në gjykatë u zbulua se Shafilea kishte refuzuar të pranonte martesën me mblesëri jgatë një vizite në Pakistan para se të vdiste në 2003 — e madje kishte tentuar të vriste veten duke ngrënë ilaç rrobash.
Prindërit e saj e vranë sepse besonin se zakonet e saj “perëndimore” e kishin çnderuar familjen.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel