Momentet tmerruese kur peshkaqeni kokë-çekiç shqyen viktimën në sulmin brutal (video)

13/02/2020 21:47

Një fotograf i botës së egër ka kapur në kamera në fundjavë një sulm brutal peshkaqeni. Michael Patrick O’Neill po xhironte me dron një video të emigrimit të përvitshëm të peshkaqenëve relativisht të vegjël Blacktip deri në momentin kur një peshkaqen gjigant kokë-çekiç sulmoi grupin.

Peshkaqeni zakonisht ushqehet me peshkaqenë më të vegjël por në këtë rast ai sulmoi një predatior 100 kilogramësh të quajtur Grouper, që është një peshk masiv thellësish.

O’Neill: “E dija që diçka e pazakontë do të ndodhte. E pashë që kokë-çekiçi nisi fillimisht të ndiqte peshkaqenët e vegjël por pastaj u kthye nga Grouper”.

Top Channel