Meta takon delegacionin e Venecias: Është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme, por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca

13/02/2020 12:55

Komisioni i Venecias është takuar sot me kreun e Shtetit, Ilir Meta për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë takimit, Meta u shpreh para delegacionit se me Venecian është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë.

Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë”, deklaroi Meta.

Top Channel