Meta merr pjesë në Festën Kombëtare të Serbisë në Tiranë: Prishtina e Beogradi të zgjidhin problemet historike

13/02/2020 22:11

Ilir Meta këtë të enjte ka  marrë pjesë në festën Kombëtare të Serbisë në Tiranë e organizuar nga ambasada serbe

Në fjalën e tij presidenti Meta është shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin krizën që kanë mes tyre dhe problemet historike në mënyrë që të mos jenë më peng i tyre.

Statusi i Ilir Metës:

Sot mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.

Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë, shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë.

Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre. Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!

Top Channel