Lufta e grave të futbollistëve; Rebekah Vardy në betejë ligjore me Coleen Rooney

13/02/2020 21:22

Një skandal i fundit i grave të futbollistëve të famshëm është ndezur në Angli teksa Rebekah Vardy e sulmuesit Jamie Vardy i Leicester City ka paditur për shpifje gruan e Wayne Rooney, Coleen dhe se ka hakeruar llogarinë e saj ne Instagram për të nxjerrë lajme të rreme në shtyp.

37 vjeçarja Rebekah, ishte shtatzëne me bijën e saj Olivia kur Coleen, 33 vjeçe nisi betejën me të tetorin e shkuar.

Rebekah pranoi së fundmi se është shtruar në spital nga stresi i historisë dhe se ka kaluar çështjen te grupi ligjor i burrit të saj futbollist.

“Lejoju armiqve të tu hapësirën për të urryer. për momentin nuk mudn të them më shumë sepse jam në një betejë ligjore”, tha në një intervistë të fundit rebekah, duke shtuar se ka pësuar kriza paniku dhe gurë në veshka prej stresit.

“Është diçka e ngjashme me atëherë kur më abuzuan kur isha e re. Ne ishim duke dalë për darkë kur një shoqe më tha ‘Shihe pak këtë’”, thotë ajo duke iu referuar momentit kur historitë e saj personale në Instagram po dilnin në media.
Ajo shton se personi me akses në llogarinë e saj po vendoste aty lajme të rreme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel