Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deklaroi se mospajtimeve që mund të ekzistojnë mes partive politike, përballë Serbisë duhet të ketë një qëndrim unik. Sipas Haxhiut, kur vjen fjala tek interesi kombëtar, lipset konsensus i gjerë.

“Ne kemi thënë se qeveria e re do të ketë një qasje tjetër në qeverisje por edhe në koordinimin tonë me institucionet kur bëhet fjala për çështjet që janë në interes nacional. Në këtë kuptim ajo konferencë është jashtëzakonisht e rëndësishme, në këtë drejtim sipas gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dialogun e drejton, konkretisht politikën e jashtme, kryeministri i Republikës së Kosovës në konsultim me presidentin, dhe ne jemi duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në konferencën e sigurisë në Mynih ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë, një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të ulen së bashku në një panel, ndërkohë që pasditen e së premtes, në të do të jetë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç e shefi i diplomacisë evorpiane Josep Borrell. Në këtë panel nuk është e parashikuar sakaq të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë I pranishëm në Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih.

Top Channel