Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si shkarje dhe gabim të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani transmetimin e videoklipit të këngëtares së ndjerë, Nexhmie Pagarusha në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që sipas tij, këngëtarja Pagarusha derisa ishte gjallë kishte kërkuar që ky videoklip të mos transmetohet.

“Ju e nderuat me një këngë për të cilën ajo nuk ka dashur që të transmetohet, kjo është një shkelje dhe gabim që nuk të duhej që kryetares së Kuvendit t’i ikë. Videoklipin zonja Pagarusha e ndjerë në mars të vitit 2012 ka kërkuar publikisht edhe nga televizionet që të mos transmetohet për këtë kanë shkruar mediat e asaj kohe mund t’i gjeni me një kërkim shumë të shpejtë. Do të duhej që dikush qo ftë nga kabineti juaj, qoftë nga kolegët tuaj që janë marrë me kulturë në parti, por edhe ju vetë pse jo ta dini që përkundër që është një prej këngëve më të mira që janë prodhuar në gjuhën shqipe zonja Pagarusha e ndjerë ka që ky videoklip të mos transmetohet dhe ju e transemtuat sot në sallën e Kuvendit, me siguri pa qëllim”, ka thënë Krasniqi.

Këngëtarja tashmë e ndjerë Nexhmije Pagarusha në vitin 2012 kishte kërkuar që asnjë medium e asnjë institucion mos ta transmetojë videoklipin e këngës “Baresha”.

Kujtojmë se Nexhmie Pagarusha u nda nga jeta më 7 shkurt të këtij viti./KosovaPress/

Top Channel