Gjithçka është e thjeshtë: Hap “Dropbox” apo “Google Drive”, ngarko të dhënat – dhe kudo në botë ku ke internet, ke mundësi aksesi tek të dhënat e tua apo mund t’i ndash ato me të tjerët.

Është shumë komode të përdorësh një “cloud”. Për persona privatë, sipërmarrje apo institucione, që punojnë njëkohësisht në disa vende.

Deri tani në Evropë ka munguar një infranstrukturë e ngjashme. Blloku evropian ka standarde të larta kur bëhet fjalë për kontrollin e të dhënave dhe transparencën. Ndaj, ky i fundit po tenton të shkëputet nga varësia prej kompanive amerikane, që mbështeten tek interesat komerciale. Por ajo është prapa përsa i takon sovranitetit digjital. Monopolin këtu e mbajnë kompani të mëdha botërore si p.sh. Amazon, Google, Microsoft apo Alibaba. Gati 80 % të informacioneve në botë përhapen nga një numër i vogël kompanish amerikane dhe kineze. E këtu mund të ndihmojë Gaia-X – një Cloud evropian.

Nisma është ndërmarrë fillimisht nga ministria gjermane e ekonomisë ndërsa projekti është emërtuar si “një propozim për Evropën” ku tashmë është angazhuar edhe Franca. Puna është në fazat fillestare, megjithatë, thonë zyrtarët, vullneti për konkretizim, ekziston.

Top Channel