S’gjen fëmijë pa celular. Lundrojnë në botën e internetit më mirë se prindërit e tyre

11/02/2020 12:05

Një studim i fundit doli me rezultatin se gjysma e fëmijëve 10 vjeçarë në Britaninë e Madhe kanë celular.

Kjo sipas ekspertëve ka bërë që fëmijët të jenë të shkëputur nga realiteti. Numri i pronarëve të rinj të telefonave inteligjente rezulton të jetë dyfishuar në grupmoshat 9 dhe 10 vjeç. Një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve, nuk kanë njohur kurrë një botë pa internet dhe në shumë aspekte nuk e bëjnë dallimin me atë reale. Po në vendin tonë çfarë po ndodh me këtë lidhje fëmijë celular.

“E kanë humbur fare lidhjen me realitetin. Që një vjeç e manovrojnë celularin. Ne e kemi kufizuar mbesën 5 vjeçe, vetëm një orë në ditë ka celular, sa për të parë Sofinë. Tërë ditën me celular rrinë. Unë e di më mirë celularin, se mami. Çdo gjë me kufi. Unë do t’ja blej patjetër celularin djalit, kur të mbushë 10 vjeç, pasi është i domosdoshëm. Do ta çoj edhe në sport, pasi edhe uji pihet me kufi”, shprehen qytetarët.

Sipas studimit britanik u zbulua gjithashtu, se një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh më të rritur, po përdorin media sociale për të shprehur mbështetjen e tyre për kauza dhe organizata sociale. 18% prej tyre që kishin ndarë ose komentuar në një postim, dhe një në dhjetë të tjerë kishte nënshkruar një peticion në internet.

Top Channel