Juventus është duke planifikuar ta blejë trajnerin, Pep Guardiola nga Manchester City.

Sipas The Sun, presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli beson se Guardiola është njeriu i duhur për t’i ndihmuar gjigantit italian të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.

Kampioni i Spanjës është i gatshëm t’i ofrojë gjithçka teknikut spanjoll për ta sjell në Torino.

Momentalisht në stolin e klubit italian është Maurizio Sarri, por bordi frikësohet se mos tekniku italian mund të prishë rekordin prej nëntë herë radhazi kampion të Italisë.

Gjithashtu ka raportime se Sarri dhe Ronaldo kanë probleme, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Juventusit.

Juventus për momentin është në pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Inter ndërsa një pikë më shumë se Lazio

Top Channel