Dy kuqezi në formacionin e javës në Serinë A. Inter me 4 lojtarë

11/02/2020 22:44
Db Trento 04/08/2019 - amichevole / Spal-Hellas Verona / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Marash Kumbulla

Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës së Serinë A, të publikuar nga DAZN, shërbimi gjithëpërfshirës i transmetimeve sportive. Bëhet fjalë për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, vendimtar me pritjet e tij në fitoren 0-1 me Parmën, dhe Marash Kumbullën, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 të Veronës ndaj Juventusit (iu anulua një gol dhe ishte vendimtar në fitimin e 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Pazzini.

Në këtë formacion, në krah të Kumbullës në qendër të mbrojtjes është vendosur de Vrij i Interit, në të djathtë Lazzari (Lazio) dhe në të majtë Criscito (Genoa).  Treshja e mesfushës përbëhet nga Vecino, Luis Alberto dhe Brozovic, ndësra në sulm Ibrahimovic, Lukaku dhe Boga (Sassuolo).

Top Channel