Në emisionin e ditës së sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë e ftuar ish deputetja e PD-së, Grida Duma.

Teksa fliste për mënyrat se si Partia Demokratike do të arrinte të bëhej një alternativë e besueshme për elektoratin, Duma është ndalur edhe tek zgjedhjet e parakohshme. Ish-deputetja është shprehur se ato do të kryhen dhe se PD po përgatitet për qeveri teknike dhe për zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk e kemi hapur këtë punë. Marrja e përgjegjësive është e padiskutueshme. Basha do të provojë veten si kryeministër. Ai ka mundësitë tagrin për të bërë këtë. Ne jemi fitues. Pa asnjë diskutim po përgatitemi me një qeveri transitore dhe me zgjedhje të parakohshme. Edhe në kushtet më të vështira. Pasja e një qeverie transitore krijon një zgjidhje. “ tha Duma.

Ndërsa e pyetur nga gazetari nëse kjo opozitë është një alternativë më e mirë Duma është përgjigjur duke thënë se ”-padyshim që me këtë alternativë. Padyshim që prodhon më tepër se si do të qeveriset nesër. Denoncimi dhe artikulimi i qartë i dëmeve që ka bërë kjo qeveri. Alternativa kërkon një theks më të dëgjuar. Dita në pushtet po afron. “ tha Duma.

“E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është protesta. Nuk ka asnjë shan që të jesh me një trajektore. Është padyshim që opozita duhet t’i bëjë të gjitha. Duhet të bëjë dëgjesën dhe protestën. Kompleksi i situatës duhet të jetë në disa pjesë. Reforma Zgjedhore dhe hapja e negociatave opozita duhet t’i mbajë se fitore të saj pasi është themeltare për të ndërtuar të nesërmen.” tha më tej Duma.

Duke folur për prioritet që ka Partia Demokratike, ish-deputetja Duma është shprehur se janë dy kryesore. Ajo e hapjes së negociatave në muajin mars dhe e dyta Reforma Zgjedhore.

“Prioritet kemi Reformën Zgjedhore dhe Integrimin në Mars. Duhet të aftësojmë kushtet për hapjen e negociatave. Duhet të jemi të revoltuar për këto dy qëllime. Më pas protestat do të ridiskutohen.  Opozita duhet të bëjë gjithçka në shumë plane” tha Duma.

Top Channel