Java e 21 e Superligës nis më klasiken shqiptare, Vllaznia-Tirana. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër në orën 18:00 ku do të transmetohet live në SuperSport në Digitalb.

Të dy ekipet luftojnë për fitore ku Vllaznia do të mundohet të shfrytëzojë edhe faktorin e tifozerisë për të marrë 3 pikët.

Vllaznia pas 20 ndeshjeve rënditet në vendin e 7 me 28 pikë, një më shumë se Skënderbeu i vendit të 8. Ndërkohë bardheblutë pas 20 ndeshjeve rënditen në vendin e dytë dhe ku synojnë 3 pikët për të marrë kreun. Tirana ka 37 pikë, një më pak se Kukësi kryesues.

Klasikja e sotme si në çdo përballje premton emocione të forta.

Top Channel