Në mëngjesin e 6 shkurtit pushoi së rrahuri, pas një sëmundje të rëndë, zemra e artistit Josif Droboniku. Edhe pse gjatë vitit të fundit, kur ju shfaq sëmundja, Josifi vazhdonte kurimin e sëmundjes në klinikat e specializuara në Itali, ai nuk u dekurajua, por s’e ndaloi krijimtarinë artistike për përfundimin e mozaikut në faqen lindore të Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit”.

Në këtë Katedrale ai së bashku me bashkëshorten artisten Liljana dhe vajzat Mirlinda dhe Alba, në vitin 2012 realizuan mozaikun e kupolës (700 m2), më vonë atë të apsidës (100 m2) dhe së fundi po realizonin mozaikun e faqes lindore që ishte në përfundim e sipër. Nderkohe ne Shkup Droboniku realizoi r sheshin “Skenderbeu” në Çarshi të Shkupit, ku ndodhte shtatorja e Skenderbeut – mozaikun e madh kushtuar qendreses shqiptare ne shekuj – historine e tyre .
Po kush ishte mjeshtri Droboniku dhe si ishte rrugëtimi i tij artistik?

Josif Dobroniku lindi në qytetin e Fierit më 25 dhjetor1952 .Në vitet e Liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë ishte nxënës në klasën e pictures së piktorit Naxhi Bakalli dhe student në degën e pictures monumentale (ILA, Tiranë, 1972-1977) në ateljenë e piktorëve Vilson Kilica, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo,Hektor Dule dhe Niko Progri. Pas studimeve transferohet në Tiranë dhe ka marrë pjesë në ekspozitat kombëtare të kohës kryesisht me tablo kompozicionale. Me ngritjen në qëndër të Tiranës të godinës së re të Muzeut Historik Kombëtar, Droboniku ishte një nga pesë bashkautorët e mozaikut me titull “Shqipëria” (1982, fasada e MHK,Tiranë (450 m2).

Në Tiranë punoi deri në vitin 1990 si piktor – regjizor në sektorin e filmit të animuar në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më 1990 transferohet me banim në Itali, në zonën e Kalabrisë, në Lungro ku bashkëpunon me eparkinë e saj. Fillimishtai së bashku me bashkshorten Liljanën kanë çelur ekspozita picture në disa fshatra të provinces së Kalabrisë, por suksesin brilant ata e arritën në fushën e dekorimit të kishave të Kalabrisë me mozaikë, picture murore dhe ikona. Krijimtaria artistike e Josif Drobonikut deri në vitet 1990, ishte pjesë e ekspozitave vjetore të indokrinuara që organizonte shteti komunist shqiptar në nivel lokal dhe kombëtar.

Josifi në tablotë kompozicionale dhe ato monumentale, kryesisht trajtoi temat historike dhe ato të diktuara (“temën e ditës” – siç njiheshin në ato vite). Në veprat e artistit Josif Droboniku mbizotëronte fryma monumentale, ku forma e madhe realiste pa shumë detaje e figurave të shumta mbizotëronin në tablo, duke krijuar në disa prej tyre prirje të fuqishme decorative të tonuara. Aktiv, pasionant, I për kushtuar ndaj artit Josif Drobonikuiri mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e arteve figurative që zhvlloheshin në Tiranë: ekspozita, konkurse, festivale filmi etj. Pjesëmarrja e tij, si bashkautor në grupin e autorë vetë projektimit dhe realizimit të mozaikuttë madh “Shqipëria” të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ishte rezultati diplomimit të tij në degën e pictures monumentale (1977) si dhe I një karakteri të forte, këmbëngulës dhe pasionant drejt gjinisë së mozaikut.


Mozaiku ishte pak e aplikuar dhe e njohur në shekullin XX në Shqipëri. I vetmi mozaik monumental I realizuar në Tiranë nga piktori Italian Giulio Roso (1938) ndodhej në hollin e Bankës Kombëtare
Josif Droboniku sot konsiderohet një nga artistët e mëdhenj të mozaikut shqiptar, ndofta dhe më I madhi, për faktin se ai është autori i mozaikut të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me një sipërfaqe rreth700 m2. Së bashku me bashkëshorten Lilianën, Josif Droboniku paraqet në fakt një realitet të qëndrueshëm në panoramën botërore të mozaikut në Itali dhe Shqipëri dhe kjo ndodhet në fjalën “ARBERART – DROBONIKU”. Ata konsiderohen sot ndër artistët e mëdhenj të mozaikut në Kalabri–Itali dhe Shqipëri, ndofta sepse vepra e tyre ka jo vetëm një kualitet të lartë artistik, por shtrihet denjësisht në një “hapësirë të gjerë” që përfshin fasada, ikonostase, interiereapokupolat e mëse 60 kishave të ritit ortodoks-bizantin në Italinë e jugut dhe Siçili. Veprat e tyre janë një muze I hapur I artit të ri bizantin i arbëreshëve të Italisë e më gjerë në ikona, afreska dhe mozaikë.

Top Channel