U turpërua nga Real Sociedad në Bernabeu, Zidane flet pas ndeshjes: Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë

06/02/2020 23:47

Real Madrid u eleminua nga Kupa e Mbretit në mënyrë surprizë pasi u mund 3-4 nga Real Sociedad. Pas humbje foli edhe trajneri i Los Blancos ku tha se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë por që Real Madrid do të vazhdojë rrigën e tij.

“Ky është futbolli. Ndodh që gjërat nuk shkojnë si duam. Ishte ndeshje e vështirë dhe ne e provuam deri në fund. Ishim duke humbur 1-4 dhe besuam, por në fund fitoi Sociedadi, të cilin dua ta uroj”, u shpreh francezi.

I pyetur nëse kjo ishte dita më e keqe e tij si trajner i Real Madridit, Zidane u përgjigj: “Si ndeshje jo, por si humbje po. Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë, por nuk mund të ndryshojmë gjë. Thjesht duhet të vazhdojmë në rrugën tonë”.

Top Channel