Tërmeti i 26 nëntorit ka qenë një goditje dramatike për ekonominë. Grupi i përbashkët i punës i përbërë nga ekspertët e qeverisë, bankës botërore, komisionit europian dhe PNUD publikoi raportin me faturën totale të dëmeve që tërmeti ka shkaktuar në ekonomi

Por veç dëmeve direkte tërmeti ka shkaktuar dhe një pasojë tjetër të rëndë për ekonominë duke ngadalësuar rritjen ekonomike të vendit

Megjithatë efekti negativ në ngadalësimin e rritjes ekonomike mund të rikuperohet nëse programi i rindërtimit do të zbatohet me shpejtësi

Sipas raportit, tërmeti do të rrisë presionet mbi financat e shtetit duke ngadalësuar të ardhurat që mblidhen në buxhet si dhe duke rritur shpenzimet e qeve risë për rindërtimin.

Por efekti final në rritjen e borxhit do të varet edhe nga shuma e parave që qeveria do të arrijë të mbledhë nga donatorët në konferencën e 17 shkurtit.

Top Channel