Banka e Shqipërisë dhe qeveria po ngre në kuadrin ligjor për rritjen e pagesave elektronike me vlerë të vogël. Kjo është një kërkesë e vazhdueshme e KE në kuadër të procesit të integrimit të vendit tonë në BE.

Me asistencën e Bankës Botërore dhe Bankës së Italisë, qeveria ka hartuar një projekt-ligj që ka për qëllim promovimin e përfshirjes financiare të popullsisë dhe nxitjen e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave.

Përveç kartave të debitit dhe kreditit synohet shtimi i instrumentave të pagesave elektronike me format më të reja të teknologjisë me pajisje të personalizuara. Për klientët do të zgjerohet aksesi në llogarinë e transaksioneve për të pasur një zotërim të llogarisë në nivelin 70%.

Mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të pagesave dhe klientëve do të shqyrtohen për zgjidhje nga një njësi i e veçantë në Bankën e Shqipërisë. Është vlerësuar që kjo njësi të shqyrtojë mosmarrëveshjet vetëm të konsumatorëve dhe të mikro-ndërmarrjeve, në cilësinë e klientit duke përjashtuar mosmarrëveshjet e biznesit.

Projekt-ligji, përcakton sanksionet që Banka e Shqipërisë, si autoritet mbikqyrës ka të drejtë të vendosë ndaj institucionit të pagesave në rast konstatimi shkeljesh të dispozitave të këtij ligji.

Përveç gjobave janë përcaktuar edhe sanksione të tjera, të tilla si revokimi ose pezullimi i licencës në raste të caktuara.

Top Channel