Një person është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit “Bianco” pasi ishte i shpallur në kërkim nga Greqia. Në pranga ra shtetasi Bardhosh Mino Lytaj 47 vjeç.

47 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga shteti fqinj për akuzat: “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Bianco”. Kapet i kërkuari për disa vepra penale në shtetin Grek.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Top Channel