Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ku i bënte thirrje kriminalëve që të tërhiqeshin, ndërsa ka sulmuar ashpër dhe kryeministrin Rama.

Përmes një reagimi në facebook Paloka thekson se si Rama dhe Lleshaj po trajtojnë shqiptarët si idiotë. “O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!”, shkruan Paloka.

Postimi i Palokës

Nuk thone kot : “Idiotit i duken te tjeret si idiote” .

“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi krimineleve.
“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…
Dy idiote, qe trajtojne shqiptaret si idiote…
Pra ne duhet te besojme qe krimi ne Shqiperi paska mberritur ne kete pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma kete Aktin Normativ per te cilin ka shtate vjet qe punon…!
Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!
Megjithate, kane bere ç’kane bere deri tani ( ndonje vrasje te vogel, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonje grabitje kalimtare…) deri neser kane kohe te pendohen e te terhiqen…fjala e Lleshit. Perndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke te gjata.
Nuk do te falen vetem ata kriminele e banda qe gjate kesaj kohe mund te kene shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshte e larte se nuk blejne e nuk vjedhin me vota per “rilindjen” dhe Ramen. Ata bejne mire te largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi veshtrimin e tij me syrin e keq …
O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Top Channel