Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi senegalez është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë PSG, Manchester United, Manchester City, Real Madrid e Chelsea.

Daily Star ka raportuar se senegalezi është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për afatin kalimtar veror.

Djajtë e Kuq do të tentojnë në verë me një ofertë prej 85 milionë euro për ta bindur Napolin të heqë dorë nga Koulibaly.

Top Channel