Dortmund ka shtuar epërsinë në 2-0 vetëm pas 20 minutash lojë ndaj Union Berlinit.

Golin e dytë tashmë e ka shënuar sensacioni i këtij viti, Erling Haaland, transmeton KosovaPress.

Haaland, shënoi në minutën e 18-të të këtij takimi pas asistimit të mrekullueshëm nga Brandt.

Kurse, golin e parë për vendasit në këtë ndeshje e shënoi Sancho pesë minuta më herët.

Kujtojmë që sulmuesi ishte i lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester United, por në fund norvegjezi vendosi ti bashkohet skuadrës gjermane.

Top Channel