Shënohet aksidenti i dytë në aksin Shkodër-Hani i Hotit brenda pak orëve.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Vrakë, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë shtetasi me iniciale I.I 49 vjeç banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Pas aksidentit shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ku dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit
Vetëm pak orë më parë, në aksin Shkodër -Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Zagore, si pasojë e një aksidenti një grua humbi jetën.

Top Channel