Dy tërmete të fuqishme tronditën sërish Shqipërinë, mbrëmjen e së martës. Epiqendra ishte në Durrës dhe forca e këtij tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës rihter.

Tërmeti shkaktoi panik në Durrës dhe Tiranë, ku edhe është ndjerë më shumë. Në Durrës edhe pse në një mot me shi, njerëzit dolën nga apartamentet në rrugë, ndërsa kryeqyteti gumëzhiu nga automjetet e shumta të njerëzve të cilët preferojnë të rrinë në makina pas lëkundjeve sizmike.

Njerëzit kanë filluar që të dalin nga shtëpitë edhe pse është shi. Pak pas tërmetit erdhi edhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila sqaroi se, Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km.

Ndërkohë sipas IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të fshatit Bubq. Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme.

Top Channel