Një argjendari është grabitur gjatë natën në Librazhd nga disa persona të maskuar. Pronari i saj mësohet se është Skënder Xhani, kunat i Bashkim Finos.

Akoma nuk dihet se kush janë autorët dhe sa është dëmi i shkaktuar.

Shqyrtimi i kamerave të sigurisë mund të japë me tepër informacion për ngjarjen.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen deri më tani.

Kjo është hera e dytë që Xhani bie pre e grabitjes, pasi më parë i kanë grabitur edhe shtëpinë.

Top Channel