“Take Me Out Albania”/ Emisioni më i suksesshëm në botë “dating” që do t’ju dhurojë dashuri dhe famë!

28/01/2020 20:16

Emisioni më i suksesshëm “dating” në botë me shikueshmëri rekord në më shumë se 30 shtete, “Take Me Out” vjen për herë të parë në Shqipëri së shpejti prime time në Top Channel.

Nëse po kërkon princin e kaltër ose vajzën e ëndrrave, dashurinë me shikim të parë, aventurën televizive, famën dhe suksesin, “Take Me Out Albania” është mundësia juaj!

Përmes një aplikimi në http://aplikime.top-channel.tv/takemeout/ ju mund të bëheni pjesë e një programi kaq të madh që do t’ju kthejë gjithashtu në një figurë të dashur televizive, dhe me surpriza që ju do i dashuroni.

Take Me Out është një show mjaft i pëlqyer i takimeve në Britani, suksesi i të cilit ka njohur vetëm rritje, patenta e të cilit do të vijë ekskluzivisht në Shqipëri për Top Channel.Qëllimi i programit është që një djalë beqar të arrijë të sigurojë një takim me një prej 30 vajzave të interesuara.

Top Channel