Ndërsa virusi i Corona Virusit ka mbërritur tanimë në Europë, ku janë konstatuar tre raste në Francë dhe një në Gjermani autoritetet njoftojnë se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për depërtimin e virusit të ri.

Një ditë më parë ka mbërritur në vendin tonë një studente nga Pekini e cila pak kohë më parë kishte qenë në Wuhan në vatrën e epidemisë. Por burime të Top Channel thonë se analizat e studentes kishin rezultuar negative, ndërkohë ajo kishte udhëtuar nga Pekini në Stamboll më pas në Milano për të mbërritur një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Pasi ka kaluar skanimin në 4 aeroporte nga ka kaluar studentja është duke u servejuar në ambientet e shtëpisë së saj nga ekspertë të shëndetit publik.

Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Pekin thotë se në Wuhan ka mbetur vetëm një studente.

“Kemi vetëm një studente në Wuhan të cilën po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo k=rkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe”, shprehet ai.

Por në fakt si mund të mbrohemi nga Corona Virusi.

Shqiptarët blejnë online dhe shumë nga porositë e tyre vijnë nga Kina. A duhet të kenë frikë se kështu mund të kenë porositur corona viurs ?

Kalo thotë se mundësitë që corona virus të vijë janë të pakta por edhe nëse do të mbërrijë nga ndonjë udhëtar sistemi është në gatishmëri për të identifikuar dhe menaxhuar atë./Alma Demiraj/

Top Channel