Kontrolle dhe në Kapshticë/ Udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura pyeten më hollësisht

28/01/2020 15:39

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë shtuar masat per kontrollin e coronavirusit.

Punonjës të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kryejnë një procedurë intervistimi për personat që mund të vijnë nga vendet që paraqesin rrezikshmëri ndërsa në koordinim me shëndetin publik nga devolli sinjalizohet një grup monitorimi për verifikimin e rasteve.

E njëjta procedurë ndiqet edhe në pikat e tjera kufitare të Korçës në Qafthanë, Gorricë dhe Tushemisht.

Top Channel