KLSH padit penalisht Sonila Qaton për rrugën Kardhiq-Delvinë, dëmi 5 milionë euro

29/01/2020 08:15

Kontrolli i lartë i shtetit kallëzon për ndjekje penale në prokurori ish drejtoren e autoritetit rrugor shqiptar Sonila Qato. KLSH kërkon hetim të thelluar penal pasi se në tenderin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, kanë marrë pjesë gjashtë subjekte ku fituese është nxjerrë kompania me vlerën më të lartë të ofruar me rreth 19 milion euro, ndërsa 5 të tjerat janë skualifikuar.

Sipas kontrollit të lartë të shtetit për katër kompani skualifikmi ka qenë i drejtë pasi nuk përbushnin kriteret, ndërsa për njëra është skualifikuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Dëmi sipas KLSH vlerësohet plot 5 milion euro me tvsh.

Përplasja e zonjës Qato me një kompani private pikërisht për ndërtimin e lotit të 7 të Kardhiq-Delvinë, pati çuar në dorëheqjen e saj nga drejtimi i ARRSH pak muaj më parë. Ndërkohë tjetër konstatim i zbuluar nga KLSH është se ARRSH nuk ka përcaktuar mekanizma të mirë organizuar he funksionalë të procesit të menaxhimit të riskut, çka ka  çuar në rritjen e nivelit dhe të stokut të detyrimeve të prapambetura.

Kështu në çdo fund viti, ARRSH vazhdon të trashëgoj të njëjtin  borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë. Shkelje te tjera janë vene re ne tendera dhe zbatim kontratash. Se bashku me Sonila Qaton KLSh ka kallëzuar ne prokuroi edhe tre anëtare te vlerësimit te ofertave ne ARRSH.

Top Channel