Hubei pezullon aplikimet për pasaporta që të frenojë perhapjen e koronavirusit

28/01/2020 19:17

Autoritetet e provincës Hubei në Kinën Qendrore kanë pezulluar shërbimet e aplikimit për pasaporta të zakonshme dhe lejet e hyrjes-daljes për në Hong-Kong, Makao e Tajvan, për të kontrolluar më mirë përhapjen e koronavirusit të ri.

Autoritetet do të hapin platforma të posaçme për individët që duhet të largohen nga Kina kontinentale për arsye urgjente.

Mbajtësit e lejeve të vlefshme për të shkuar në Hong-Kong, Makao ose Tajvan që janë prekur nga epidemia dhe nuk arrijnë të hyjnë në këto tre rajone brenda periudhës së vlefshmërisë mund të riaplikojnë për certifikata pas mbarimit të epidemisë.

Kryeqendra e provincës Hubei, Wuhan-i, ka pezulluar transportin publik dhe ka mbyllur aeroportin e stacionet hekurudhore për udhëtarët që duan të dalin nga qyteti.

Gjatë ditëve të kaluara, asnjë udhëtar nuk është larguar nga Kina kontinentale nëpërmjet aeroportit të qytetit.CRI shqip

Top Channel