Ky që shihni në foto është Jak Prenga i cili u mor peng në Kamëz dhe më pas u rrah për vdekje ndërsa policia po kërkon trupin e tij ende.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sjell ekskluzivisht fotot.

Sipas policisë e cila ka arrestuar autorët e ngjarjes, Prenga si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Policia thotë se ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona, emrat e të cilëve siç Top Channel mëson janë Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

  Vrasja e pengut/ Emrat e autorëve që u përfshinë në rrëmbimin e 49-vjeçarit

  E morën peng, e rrahën për vdekje dhe i zhdukën trupin/ Policia zbardh ngjarjen, 4 të arrestuar për Jak Prengën

FOTO GALERI
1/2

Top Channel