Formimi i qeverisë/ Shtetet anëtare të Quint-it refuzojnë të jenë pjesë e bisedimeve LVV-LDK

28/01/2020 13:41

Shtetet anëtare të Quint-it refuzojnë të jenë pjesë e bisedimeve për arritjen e koalicionit LVV-LDK.

Përmes një komunikate të përbashkët janë deklaruar se nuk përkrahin asnjë subjekt politik apo kandidat për kryeministër.

“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”.

Kërkesa për përfshirjen e shteteve të Quint-it në negociatat e dy partive politike është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë takimit të zhvilluar me 27 janar. Kjo kërkesë u bë për ta ndihmuar arritjen e marrëveshjes duke parë qëndrimet mjaft të ndryshme që ndajnë dy partitë dhe se kanë mbetur edhe 7 ditë deri në përfundimin e afatit të Albin Kurtit për ta propozuar kabinetin qeveritar para Kuvendit të Kosovës

Top Channel