Diskriminim i nxënësve në klasë/ Raporti: Mësuesit nuk merren me ata që mësojnë me vështirësi

28/01/2020 20:02

Në Shqipëri, përgjithësisht në shkollat publike, mësuesit kanë në fokus nxënësit aktiv , duke lënë të papërfshirë gjatë orës së mësimit nxënësit me vështirësi në të nxënë, thuhet në raportin e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit të siguruar nga Top Channel. 

Mësuese Zana

“GJITHMONË MËSUESI KËNAQET KUR NXËNËSI I MIRË PËRGJIGJET DHE I KRIJON ATË VETËKËNAQËSINË QË JA KAM ARRITUR QËLLIMIT, SEPSE ËSHTË DHE AJO IDEJA, TË PAKTËN NË SHKOLLA SHTETËRORE QË VJEN KONTROLLI, E DUHET TË KESH NJË GRUP NXËNËSISH QË TË PËRGJIGJEN MIRË”.

Teksti shërben si burimi kryesor për realizimin e programit mësimor, ndërsa në klasat e 10 mësuesit përdorin si burim edhe të nxënin digjital, nxjerr në pah monitorimi I Inspektoriatit Arsimor.  Metodat e mësimdhënies ka raste kur janë të varfra dhe jo gjithmonë sigurohet një process mësimor gjithëpërfshirës. Mësuese Zana, e dalë tashmë ne pension, me një eksperiencë të gjatë pedagogjike, tregon së një mësues I mirë e gjen mënyrën për të aktivizuar  të gjithë nxënësit.

Mësuese Zana

“SËRISH NË QENDËR TË MËSIMIT ËSHTË MËSUESI DHE JO NXËNËSI?
-DO ISHTE MIRË QË TË ISHTE NXËNËSI POR KJO KA TË BËJË ME TË GJITHË STRUKTURËN E SHKOLLËS. KA NDRYSHIME ME KOHËN KUR KEMI QENË NE MËSUES, SE UNË KAM 16 VJET QË KAM DALË NË PENSION. NJË MËSUES I PËRGATITUR E LODH MENDJEN PËR TA BËRË NXËNËSIN EDHE OBJEKT EDHE SUBJEKT TË ORËS SË MËSIMIT”.

Gjithashtu, nga inspektimet në institucionet arsimore parauniversitare u kuptua se prindërit nuk janë të përfshirë aq sa duhet në procesin e hartimit të planit për ecurinë e aktiviteteve shkollore.

Sinkron varet nga raporti i mësuesit me prindërit, por ka vend për përmirësim”

Top Channel