Binjakët që humbën jetën/ Flasin prindërit: I ushqyem me qumësht kutie

28/01/2020 16:55

Prindërit dhe gjyshja e dy foshnjave 5-muajshe që humbën jetën në Berat thanë të martën për Shqipëria Live në një lidhje direkte nga Berati se dy fëmijët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje por se humbën jetën sapo pinë qumësht kutie.

Eduart dhe Merushe Agalliu rrëfyen momentet e fundit të jetës së bebeve dhe si rrodhën ngjarjet mëngjesin e së dielës. Ata thanë se binjakët i kanë ushqyer me qumësht kutie të cilin e treguan edhe gjatë lidhjes direkte. Prindërit tregojnë se policia ka marrë disa kuti qumështi të cilat ua kishte dhënë një shoqatë dhe se priten analizat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë

Top Channel