Basha ‘përçan’ Prokurorët, apelime të ndryshme për çështjen e lobimit

28/01/2020 13:10

Çështja e lobimit të PD ka ndarë prokurorët në Apel.

Kështu Gjergj Tako i thotë Apelit se duhet të pushohet vepra e pastrimit të parave, por jo në përmbajtje por formalisht deri sa të flasë Nikolas Muzin.

Ndërkohë që Kolë Hysenaj thotë në Apel se duhet të “ na i ktheni aktet mbrapsht ta hetojmë nga fillimi”.

Më herët vendimi i gjykatës së Tiranës, pushoi procesin ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit në SHBA.

Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.

“Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel