Aplikimi online për banesat e pabanueshme/ Kryetari i bashkisë debaton me gazetarin Kikia

28/01/2020 00:16

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel ku kësaj radhe në debat u përfshinë kryetari i Bshkisë Lezhë, Pjerin Ndreu dhe gazetari Mentor Kikia.

Debati nisi kur gazetarja Elda Menga bëri një lidhje live nga Mamurrasi me një familje që i ishte dëmtuar banesa. Familjarët thanë se kanë marrë ndihma nga një fondacion bamirës dhe bashkia nuk u ka dhënë letrën e akt-konstatimit për banesën.

Në ato momente ndërhyri Pjerin Ndreu i cili tha se kjo është e pavërtetë. ‘Unë jam zyrtar dhe ju më sillni zërin e një banori. Nuk ka shanse që një shoqatë të veprojë pa dijeninë e pushtetit lokal. Duhet theksuar se banesa e tyre është cilësuar si DS4. Familja të shkojë tek bashkia dhe të marrë letrën e akt-konstatimit, madje ti bëjë dhe një kopje. Mu konfirmua nga administratori i Mamurrasit që banesa e familjes është shpalluar e pabanueshme dhe se familja ka marrë edhe çadër. ’- tha Ndreu.

‘Aty ka kishim një familje me 7 fëmijë, ku 3 ishin të shtrirë se ishin të sëmurë. Atij ti i thua hajde apliko online’- ndërhyri Kikia.

‘Më lër ta shpjegoj. Ti thua se nuk kemi bërë asgjë. Mos ngatërro banesat që janë konsideruar DS4 dhe DS5 me të tjerat’- vijoi Ndreu.

Po, unë po bëj pyetje për ata, ti më thua se je me tërmetin- iu kundërpërgjigj me ironi Kikia.

Top Channel