Rrëzohet avioni me 83 pasagjerë në bord, nuk dihet fati i tyre

27/01/2020 12:00

Një avion Boeing që i përket pronës shtetërore të shtetit Ariana Airlines është rrëzuar në rajonin qendror Ghazi në Afganistan, thanë zyrtarët.
Avioni i pasagjerëve kishte 83 persona në bord kur u rrëzua për arsye teknike, thanë zyrtarët vendas.

Arif Noori, një zëdhënës i zyrës së guvernatorit të krahinës në qytetin Ghazni, tha: ‘Një aeroplan Boeing që i përkiste linjës ajrore Ariana Afganistan, është rrëzuar në zonën Sado Khel të rrethit Deh Yak të provincës Ghazni”.

Një total prej 83 personash ishin në aeroplan në kohën e përplasjes, sipas mediave lokale. Fati i tyre nuk dihet ende.

Rrëzimi i fundit i madh ajror në Afganistan ndodhi në 2005 kur një fluturim i Kam Air nga Herati perëndimor drejt kryeqytetit Kabul u rrëzua në male.

Top Channel