Në Durrës në lagjen 18, rruga Sami Frashëri qytetarët kanë probleme me marrjen e bonusit të qerasë. Për Open në Top Channel zëri e atyre qytetarëve e solli gazetari Andi Bora.

Qytetarët denoncojnë në Open  se nuk po marrim bonus-qiranë.

‘Pallati është shpallur i pabanueshëm nga dy inxhinierë që erdhën pas tërmetit. Shkojmë tek Bashkia Durrës dhe na thonë se po presim një aktkonstatimi final dhe pallati juaj nuk del në sistem si i pabanuar. Kemi marrë shtëpi me qira, por s’dimë çfarë të bëjmë sepse bashkia nuk na jep bonus-qiranë-thanë qytetarët.

Shkerli ndërhyri duke thënë se pallati është shpallur i pabanueshëm. ‘Jam i sigurtë që pallati është shpallur i pabanueshëm, por nuk jam i sigurtë të them pse bashkia nuk jep bonus-qiranë sepse nuk e di se si kanë aplikuar qytetarë- tha Shkreli.

Ndërkohë Shkreli telefonoi kryetarin e Bashkisë Durrës për të zgjidhur situatën.

Top Channel