Debate të shumta po zhvillohen në Open në Top Channel mes Artan Shkrelit dhe gazetarëve Enton Abilekaj dhe Mentor Kikia.

Debati nisi teksa po flitej për rindërtimin dhe pse qeveria po e zvarrit kaq shumë këtë çështje.

‘Pse nuk fillon rindërtimi. Kryeministri doli dhe tha vendet se ku do rindërtohet. U tha në fillim që në pranverë shumë familje do të sistemoheshin. Sot  jemi duke e zvarrit, shko te portali dhe denonco banesën e dëmtuar’- tha Abilekaj.

‘Po si ndërtohet. Ka procedura kjo punë. E di që vetëm për të bërë shpronësimet ka shumë kohë. Po bëjmë dhe ndryshime në ligj për të shpejtuar’- iu kundërpërgjigj Shkreli.

‘Atëherë i bie që kryeministri ka folur kot. Kryeministri i çoi në hotele duke thënë se kjo ishte një ide gjeniale e imja. Pastaj në dhjetor tha se duhet të dalin nga hotelet e u kujtua që nuk ishte një ide edhe aq gjeniale, por ka kapur një kosto 2 milion euro ’- vazhdoi Abilekaj.

‘Jo nuk ka folur kot. Kryeministri ka përcaktuar zonat ku do të ndërtohet. Ku ti çonim. Skicim ku t’i çonim. Në qoftë se doni  afate po them, brenda 2020 banesat private ndërsa lagjet para deri në 2021- iu kundërpërgjigj Shkreli.

Top Channel