Kosova është ende pa qeveri, edhe pse kanë kaluar tashmë thuajse katër muaj nga zgjedhjet e parakohshme. E kjo vonesë, sipas odës ekonomike të Kosovës, po shkakton shumë dëme tek bizneset.

“Sa i përket vonesave dua ta ritheksojë edhe një herë faktin që kemi vetëm efekte që lidhen me buxhetin apo me mundësin që të ketë vonesa në miratimin e buxhetit, mirëpo kemi dëme shumë më të mëdha në vet përformancën e bizneseve që vërehen në muajt e fundit në indikatorin e matjes së këtyre bizneseve që i kemi rezultatet e para dhe nuk janë mjaft inkurajuese për tre mujorin e fundit të vitit 2019, gjë që ka ndikuar në uljen e konfidencës së bizneseve”.

Sipas kryetarit të odës ekonomike të Kosovës, Berat Rukici gjatë vitit 2013, kjo odë kishte filluar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë. Tema kryesore të diskutuara kanë qenë eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, por edhe të njerëzve me Serbinë. Por për shkak të zhvillimeve që pasuan nuk ka patur progres që nga ajo kohë.

Top Channel