Shkencëtarët në Imperial College në Londër kanë vlerësuar se secili person i infektuar me koronavirusin Wuhan mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë, sipas një raporti të lëshuar të Shtunën.

“Ne vlerësojmë që, mesatarisht, secili rast të infektojë 2.6 (diapazoni i pasigurisë: 1.5-3.5) persona të tjerë, bazuar në një analizë që ndërthur vlerësimet tona të së kaluarës për madhësinë e shpërthimit në Wuhan me modelimin kompjuterik të potencialit dhe trajektoret e epidemisë, “thuhet në raport.

“Kjo nënkupton që masat e kontrollit duhet të bllokojnë mbi 60% të transmetimit për të qenë efektiv në kontrollin e shpërthimit,” shtoi ai.

Kur bëhet fjalë për shpërthime, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik janë të shqetësuar se sa shpejt mund të përhapet një sëmundje dhe shkalla e vdekshmërisë së saj.

Top Channel