Klopp: Do të respektojmë pushimin dimëror, ndaj Shrewsbury në stol Critchley

27/01/2020 11:16

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se nuk do të jetë në krye të “The Reds” në ndeshjen e kthimit në FA Cup ndaj Shrewsbury më 5 ose 6 shkurt. Asyeja është planifikimi i një pushimi të shkurtër dimëror nga Premier League.

Ndeshja e dytë ndaj Shrewsbury, në “Anfield”, do të prishte pushimin dyjavor dimëror që Klopp dhe skuadra e tij e skuadrës së parë kanë planifikuar gjatë kësaj periudhe.

Klopp tha se skuadra që do të zbresë në fushë do të drejtohet nga trajneri i Liverpoolit U-23, Neil Critchley, sikurse ndodhi edhe në çerekfinalen e Kupës së Ligës në Aston Villa në dhjetor, ndërsa skuadra e parë ishte duke marrë pjesë në Botërorin e Klubeve në Katar.

“Ne kemi marrë një letër në prill nga Premier League që duhet të respektojmë pushimin e dimrit për lojtarët. Nuk lejohen ndeshje miqësore ndërkombëtare ose lojëra të tjera konkurruese. Dhe ne do ta respektojmë atë.

U thashë djemve më parë se do të kenë pushim dimëror. Tani nuk mund t’ia heqim edhe këtë pushim që kanë. Pra, kjo është zgjidhja jonë.

Klopp shpreson që futbollistët e rinj dhe Critchley do ta fitojnë ndeshjen, ndryshe nga sa ndodhi në fushën e Aston Villa në fund të vitit të kaluar.”

Top Channel