Inxhinieri iranian në gjykatë/ Arrestimi i tij 5 muaj më parë u mbajt në sekret të plotë

27/01/2020 19:49

Këtë të martë në gjykatën e Tiranës pritet të mbahet  seanca paraprake ndaj shtetasit Iranian Mahdi Hasani 42 vjeç, i arrestuar gati pesë muaj më pare në Shqipëri, por që prangosja e tij u mbajt sekret për shkak të një seeree dyshimesh për të cilat antiterrori dhe prokuroria kanë kryer veprime hetimore.

Mahdi Hasani u pa për një kohë të gjatë i dyshimtë nga autoritetet shqiptare përsa kohë atij ju gjet me vete një aparat celular. Ekspertët e kriminalistikës kanë tentuar ta çkodojnë dhe ta hapin aparatin celular, në mënyrë që të konstatojnë dhe të gjejnë gjurmë domethënëse në funksion të hetimeve. Por diçka e tillë ka rezultuar e pamundur, përsa kohë telefoni i Mehdi Hasanit me profesion inxhinier, nuk është bërë e mundur që të çkodohet.

Gjatë pesë muajve antiterrori ka tentuar të sigurojë informacione shtesë për 42 vjeçarin, ndërkohë që prokuroria e Tiranës, është e bindur tashme se në mungesë të provave dhe të indicieve që do hidhnin dyshime ndaj, ai për momentin duhet të gjykohet vetëm për veprën e falsifikimit të dokumentave.

Mahdi Hasani u kap teksa tentoi të kalojë peermes areoportit të Rinasit me një pasaportë me gjeneralite te e vjedhura të një shtetasi francez. Në këtë pasaportë inxhinieri Iranian kishte vendosur identitetin e shtetasit francez Martin Mark David duke zëvendësuar fotografinë me të dhënat e tij.

Gjatë kësaj kohe drejtësia ka tentuar që ta bindë Mahdi Hasanin që të flasë të arrestuarin i cili ka thënë vetë me dy fjali“jam i penduar dhe do flas në një moment  tjetër”. Por heshtja e tij po zgjat që prej muajit tetor 2019, dhe për këtë shkak prokurorët sygjerojnë se është gjykata që duhet të vendosë, nëse duhet apo jo të vazhdojnë më tej hetimet, apo Mahdi Hasan duhet të përfundojë i pandehur si falsifikator.

Në realitet, antiterrori dhe Policia e Shtetit , ka kaluar prej kohësh në gadishmëri, ndërsa ka rritur vigjilencën për çdo qytetar nga vendet e Lindjes së Mesme, që e përdor sëpaku Shqipërinë si një vend kalimi drejt vendeve të Evropës, sëpaku ashtu sikurse tentoi të vepronte edhe shtetasi iranian që nga burimet mësohet se synonte Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel