Gazetarja dhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj, ka zbuluar përmes një interviste në programin “Wake UP”, arsyen e vizitave të saj të shpeshta së fundmi në Tiranë.

Nga e Premtja e shkuar, shikuesit e Top Channel e kanë ndjekur znj. Haradinaj në panelin e jurisë së Top Talent, e cila ka qenë edhe arsyeja e vërtetë e ardhjes së saj në Tiranë, për të zgjedhur më të talentuarit. Gazetarja ka shpjeguar se për të është një përgjegjësi e madhe të jetë pjesë e Top Talent, edhe për faktin se është nënë dhe përballë konkurrentëve të vegjël, përpiqet të jetë më racionale.

“Jam e entuziazmuar, e befasuar dhe më kënaq fakti që ka fëmijë që janë profesionistë nënë balet dhe muzikë, shumë të talentuar, aq sa të habisin me potencialin e tyre. “Unë si nënë nuk i them dot jo fëmijëve, por jam treguar të jem më dorëlëshuar. Nuk mbaj qëndrim si engjelli i panelit, por përpiqem të jem më e kujdesshme” – u shpreh Haradinaj”

Për pjesën tjetër të Jurisë së Top Talent, gazetarja është shprehur se ndihesh shumë mirë, sidomos pas episodit të parë kur është njohur edhe me pikëpamjet e tyre, ajo tani ndihet shumë mirë.

“Edhe pse unë kam punuar në televizion, në një program si Top Talent ku ka shumë rëndësi ambjenti dhe audienca, përpos kufizimeve si zonjë e Kryeministrit të Kosovës, tani po përpiqem të ndihem më vetvetja dhe të tregoj natyrshmëri”.

Gjatë intervistës znj. Haradinaj ka folur edhe për raportin e saj me bashkëshortin dhe familjen, pasionet e saj si dhe profesionin e gazetares, nga I cili nuk është shkëputur për asnjë cast.

Top Channel