Një automjet është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal në fshatin Risili të Vlorës.

Automjeti nga përplasja ka marrë flakë.

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët , zjarrfiksit po shuajnë zjarrin.

Ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tip mercedes me targa VL 1836 C.

Top Channel