Take Me Out, show mjaft i pëlqyer i takimeve në Britani, e ka marrë frymëzimin nga spektakli i ngjashëm Australian Taken Out, suksesi i të cilit ka njohur vetëm rritje.

Një episod pilot i tij u krijua në Angli që në vitin 2009 për Channel 4, dhe u rikithye në vitin 2012, me titull të rishikuar. Qëllimi i show-t është që një djalë beqar të arrijë të sigurojë një takim me një prej 30 vajzave të interesuara.

Ato qëndrojnë në një skenë me nga një buton përpara poshtë një drite. Djali ngjitet në skenë dhe përpiqet t`i bindë që të pranojnë të dalin me të, dhe për t`i arritur qëllimit duhet të shpalosë të gjitha aftësitë e tij: të kërcejë apo të interpretojë në një instrument muzikor, të tregojë diçka mbi veten, ndërsa mund t`i lejohet edhe të paraqesë edhe një video ku janë të miqtë apo të afërmit që rrëfejnë virtytet ose filozofinë e tij të jetës. Në çdo moment, vajzat mund ta shtypin butonin dhe të fikin dritën, duke treguar kështu se nuk duan të dalin me djalin kandidat.

Ndërkohë, po të mbeten shume drita, ato i fik djali vetë derisa në fund të jenë vetëm dy vajza, nga te cilat ai përzgjedh. Por mund të ndodhë edhe që femrat ta shtypin që të gjitha butonin përpara se të arrihet në raundin e tretë te skualifikimit, të cilit britanikët i referohen si “blackout“, dhe atëherë djali duhet ta largohet nga show duarbosh, i shoqëruar nga kënga e Celin Dion, “ All by myself“.

Ky është varianti anglez, por show në forma të ngjashme është shfaqur me shume sukses në gati 30 vende te botës, e së fundi, ka mbërritur dhe në Shqipëri. “Take Me Out Albania”, që mbledh 30 singëll me qëllimin të gjejnë një partner, do të jetë prime time në Top Channel.

Përmes një aplikimi në faqen e tij online, kushdo që dëshiron mund të bëhet pjesë e programit argëtues, ku nuk mungojnë dozat e humorit, por edhe mundësia për të gjetur dashurinë! Aplikimet kane nisur në faqen e Top Channelit per te gjithë të interesuarit, që mund të jenë në kërkim të dashurisë, si edhe të kthimit në një figurë mjaft të dashur televivize.

http://aplikime.top-channel.tv/takemeout/

Top Channel