Basketbolli botëror është në zi. legjenda e NBA dhe Los Angeles Laker, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabases një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.

Sipas policisë amerikane helikopteri u rrëzua dhe në bordin e tij ishin edhe 4 persona të tjere dhe asnjë prej tyre nuk mundi të mbijetonte.
Sipas portalit TMZ në helikopterin ku ndodhej 41 vjecari nuk ishte bashkëshortja e tij Vanessa Bryant, ndërkohë që në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit e Los Angelesit. mësohet se gjatë fluturimit helikopteri mori flakë dhe u rrëzua dhe ndihma e dhënë ndaj viktimave ishte e kotë.

Nuk ishte hera e parë që Bryant merrte helikopterin për të udhëtuar, por ky i kësaj të diele rezultoi fatal për të pasi i mori jetën duke lënë bashkëshorten vanessa dhe 4 vajzat e tij

Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA teksa është shënuesi i katër më i mirë në këtë kampionat me mbio 33 mijë pikë të shënuar në karrierë.

Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Angeles Lakers, Bryant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, dhe në 2 raste u shpall MVP i Finaleve dhe në një rast rezultoi lojtari më i mirë i sezonit të rregullt. Po kështu ai ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të All Star Game.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel