Një aksident ka ndodhur në Elbasan ku një kamion ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në Unazën e qytetit të Elbasanit, shtetasi D.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç, banues në Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel